NNjë apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën Transballkanike në Vlorë u përfshi nga flakët mesditën e së dielës, duke shkaktuar panik te banorët.
Sipas të informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në ballkonin e apartamentit, ku morën flakë disa materiale plastike që gjendeshin atje.
Flakët dhe tymi i dendur alarmuan banorët, të cilët u ndjenë të rrezikuar dhe njoftuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policinë.
Me marrjen e njoftimit, Zjarrfikësit e Vlorës ndërhynë për ta vënë zjarrin në kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në apartamentet e tjera të pallatit.
