Monitorimi ajror i territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pret Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia di Finanza-s

Delegacioni i lartë i Guardia di Finanza-s, i kryesuar nga Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto, u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Skender Hita falënderoi përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s për partneritetin e qëndrueshëm dhe theksoi se ky model bashkëpunimi ka tejkaluar prej kohësh kufijtë formalë të marrëdhënieve institucionale, duke u shndërruar në një shembull të konsoliduar besimi, mirëkuptimi dhe miqësie, që ka sjellë rezultate konkrete dhe shumë pozitive në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Nga ana e tij, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto rikonfirmoi angazhimin e Guardia di Finanza-s për intensifikimin e monitorimit ajror, nëpërmjet shtimit të fluturimeve dhe verifikimit të çdo koordinatë të raportuar si zonë me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb