Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, ka paditur Policinë e Shtetit, pasi u shkarkua nga detyra në muajin maj të vitit 2026. Vendimi për largimin e tij u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Sipas argumentimit të institucionit, Shpataraku u përjashtua nga radhët e policisë me pretendimin se nuk paraqitej në punë.

Ndërkohë, sipas të dhënave të bëra publike, gjatë kësaj periudhe Shpataraku ishte duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë.

Me padinë e depozituar në gjykatë, ai kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit për shkarkimin e tij dhe rikthimin në detyrë.

Uljan Shpataraku njihej si i besuari i Ilir Prodës gjatë kohës që ky i fundit drejtonte Policinë e Shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb