Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e bëra publike paraditen e sotme, ku kryeministri Edi Rama shfaqet duke udhëtuar me një skaf në ujërat e jugut të vendit.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka ngritur pikëpyetje mbi pronësinë e mjetit lundrues, duke shkruar: “A është edhe ky skaf i Beqirit???”.


Përmes këtij reagimi, lideri demokrat ka vijuar akuzat e tij ndaj kryeministrit dhe rrethit të tij, duke hedhur dyshime mbi lidhjet me persona të përmendur në denoncimet e fundit publike. Berisha ka kërkuar transparencë lidhur me përdorimin e skafit me të cilin Rama shfaqet në video.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb