Policia Kufitare ka finalizuar me sukses një operacion në Aeroportin e Rinasit, duke prangosur një shtetase të huaj e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shtetit të saj.

Në pranga ka rënë shtetësja turke Julide Yazici (J. Y.), e cila u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj saj ekzistonte një vendim dënimi i formës së prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit, e cila e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim. Ajo akuzohet për dy vepra penale mjaft të rënda:

“Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste”

“Pjesëmarrja në grupe terroriste”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb