Juventusi mposhti Chelsean me rezultatin 1-0 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Hong Kong. Golin e vetëm të takimit e shënoi Edon Zhegrova me një goditje shumë të bukur në pjesën e dytë, duke i dhënë bardhezinjve fitoren. Ky ishte goli i pare me fanellën e “Zonjës së Vjetër” për sulmuesin dardan, që kur u transferua në Torino.

Chelsea pati disa raste të mira për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizonte. Juventusi u tregua më efikas, duke shfrytëzuar rastin më të mirë që krijoi. Ndeshja shërbeu si test për të dy skuadrat në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, me trajnerët që aktivizuan disa lojtarë të rinj dhe bënë rotacion gjatë lojës

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb