Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk kanë arritur marrëveshje politike më 5 gusht.

Pas takimit në ambientet e Kuvendit, Kurti tha për gazetarët se “nuk kemi lajme përderisa s’kemi marrëveshje”.

“Kur ta realizojmë marrëveshjen do të mund të ju njoftojmë”, tha Kurti.

Ndërkaq, Abdixhiku nuk është deklaruar për media pas takimit. Kurti dhe Abdixhiku u takuan edhe një ditë më parë, por edhe pas tre orësh takim, nuk u dakorduan për një marrëveshje politike për krijimin e institucioneve.

Megjithatë, takimi i së mërkurës ndodhi disa orë pasi eksponentë të LDK-së deklaruan se partia e tyre kërkon postin e presidentit.

Pas takimit të 4 gushtit, Kurti dhe Abdixhiku shprehënqëndrime të ndryshme sa i përket presidentit – moskonsensusi për të cilin muaj më parë mes partive nxiti zgjedhjet e 7 qershorit.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual, jopartiak, ndërkaq udhëheqësi i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se president konsensual është kushdo që i merr 80 vota të deputetëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: