Qytetarët në protestën e 67-të kundër qeverisë u shprehën të vendosur se do të vijojnë protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një prej protestuesve tha se arsyeja e pjesëmarrjes së tij lidhet me vështirësitë ekonomike dhe, sipas tij, me gjendjen e shërbimeve publike në vend.

Në protestën e 67, shqiptarët shprehen të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në largimin e Ramës.

“Nga spitalet, arsimi nuk funksionojnë. Në spitale nuk marrim asnjë shërbim. Do bëjnë edhe ligjin për terapi hormonale për fëmijët…Kanë future duart edhe atje ku nuk duhet duan të shkatërrojnë edhe familjet. Jeta shumë e vështirë. Nuk ia dalim dot deri në fund të muajit. Prej 4 vitesh zero lek të kursyera. Thjesht kam marrë oksigjen, ishalla nuk na e bëjën dhe këtë me lekë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb