Një qytetare pjesë e protestës së zhvilluar prej 67 ditësh në Sheshin “Skënderbej” ka folur për arsyet që, sipas saj, kanë nxitur qytetarët të dalin në rrugë dhe të kërkojnë ndryshim.
Ajo deklaroi se protestuesit kanë shumë shqetësime, duke përmendur korrupsionin, keqmenaxhimin dhe mungesën e mbështetjes për shtresat në nevojë.
“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është rezistenca. Duhet të kërkojmë edhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ata përdoren vetëm si numër votash. Arsyeja pse protestojmë është korrupsioni, keqqeverisja. Janë shumë faktorë. Po shkojmë drejt një gjendjeje jetike për qytetarët”, u shpreh qytetarja.
Sipas saj, një nga shqetësimet kryesore është mënyra se si trajtohen grupet vulnerabël, të cilat, sipas saj, nuk marrin mbështetjen e duhur nga institucionet.
Protesta në Sheshin “Skënderbej” vijon prej më shumë se dy muajsh, ndërsa qytetarët kërkojnë zgjidhje për problematikat që ata i konsiderojnë shqetësime të rëndësishme sociale dhe ekonomike.
