Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale D. N. ka përplasur këmbësorin me iniciale Xh. Zh.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij.
Durrës – Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
