Prej kohësh, Vinicius Jr ishte një nga temat më të nxehta në Madrid, por Real Madrid dhe ylli brazilian i kanë dhënë fund dyshimeve në lidhje me të ardhmen duke bërë zyrtare rinovimin e kontratës. Me anë të një deklarate të bërë publike, Real Madrid njoftoi rinovimin me Vinicius jr deri në vitin 2032, një kontratë e re 6-vjeçare që i jep fund një prej telenovelave më të diskutuara në vitet e fundit.
Këtë verë, emri i Vinicius u lidh ngushtë me një transferim të mundshëm tek Arsenal, por “topçinjtë” mbeten thatë. Përcaktues në këtë rinovim të kontratës ishte përmirësimi i ndjeshëm i pagës, por dhe efekti Jose Mourinho, me këtë të fundit që shtyu klubit të blindonte Vinicius duke e konsideruar si pjesë thelbësore e projektit të tij.

Rinovimi i kontratës me Vinicius jr erdhi pikërisht në ditën kur Real Madrid bëri zyrtare afrimin e tyre rekord, Yan Diomande. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i kushtoi presidentit Perez 140 milionë euro, 125 kesh plus 15 të tjera në formë bonusesh. Diomande firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2033.
