Një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një rrëzimi aksidental në një terren të thepisur malor në zonën e Shalës, në qarkun e Shkodrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 13:30, shtetasi P. B., 75 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke pësuar dëmtime fizike.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore për t’i ardhur në ndihmë të moshuarit.

Ndërkohë, në zonë po shkon edhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryejë veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: