Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar.
I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
