Prej vetëm firma, por në mënyrë të papritur, transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzig dështoi në momentin final. Dy klubet, Hoffenheim dhe Leipzig, kishin gjetur akordin total, me “demat” që do të paguanin 25 milionë euro, ndërsa për sulmuesin “dardan” ishte gati një kontratë 5-vjeçare deri në vitin 2031.
Sky Sport.DE ka zbuluar se arsyeja e këtij dështimi ka të bëjë me faktin se Fisnik Asllani nuk kaloi me sukses testet mjekësore. Për këtë arsye, transferimi i tij te Leipzig dështoi duke bërë që Asllani të rikthehet sërish te Hoffenheim.

Pavarësisht këtij fakti, e ardhmja e sulmuesit nga Kosova mbetet ende e paqartë, nëse do të vijoj të qëndrojë te Hoffenheim apo do të transferohet në ndonjë skuadër tjetër. Kujtojmë që pak kohë më parë, emri i Asllanit u lidh shumë me një transferim të mundshëm tek ekipe si Barcelona apo B.Dortmund.
