Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë së Kavajës dhe Policisë Rrogozhinë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të dhunshëm me armë zjarri, duke shmangur një tragjedi të mundshme në zonën e Spillesë.

Pas marrjes së informacioneve në rrugë operative se në Spille po zhvillohej një sherr i ashpër, efektivët e policisë janë organizuar me shpejtësi dhe kanë ndërhyrë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të koordinuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. H., 31 vjeç.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit, 31-vjeçari mbante në dorë një armë zjarri të llojit “Kallashnikov” me municion luftarak. Nga hetimet e para rezulton se ai kishte pasur një konflikt me shtetasin I. R., 38 vjeç, dhe synonte ta vriste atë me armë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit Kallashnikov së bashku me municionin përkatës.

Po ashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi I. R., 38 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Nga verifikimet doli se gjatë përplasjes, ai kishte goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb