Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 në qytetin e Korçës, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje.
Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i vrarë, ndërsa arma e përdorur mendohet të jetë kallashnikov.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Informacionet janë ende paraprake, ndërsa priten të dhëna të tjera zyrtare nga Policia e Korçës.
