Forcat RENEA kanë nisur kontrollet në varrezat e qytetit të Korçës, në kuadër të operacionit për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko.

Dyshohet se Kristjan Sterjo, i shpallur në kërkim për vrasjen, mund të jetë fshehur në këtë zonë pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Efektivët e RENEA-s po kontrollojnë hapësirat brenda dhe përreth varrezave, ndërsa kërkimet vijojnë intensivisht për lokalizimin e autorit të dyshuar. Policia ka ngritur gjithashtu postblloqe në disa zona të Korçës dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të ndjekur gjurmët e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: