Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka deklaruar se kanceri i prostatës nga i cili vuan i ati është përhapur në kocka dhe më tej, duke e përshkruar gjendjen si “shumë të dhimbshme” dhe “shumë dobësuese”.
“Ka metastaza në kocka”, tha Hunter Biden, duke folur për gjendjen shëndetësore të të atit.
Joe Biden u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës në maj të vitit 2025. Sipas deklaratave të familjes, sëmundja ka përparuar dhe tashmë po shkakton dhimbje të konsiderueshme.
Deklaratat e fundit të Hunter Biden japin një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e ish-presidentit, ndërsa familja e tij vijon ta mbështesë gjatë përballjes me sëmundjen.
