Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Wanted 37”, duke lokalizuar dhe arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të bashkëpunimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, përmes Interpol Tiranës, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit kanë lokalizuar në lagjen nr. 17/1 të Durrësit dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin Kastriot Dyrmishi, alias Kastriot Dermishi, 43 vjeç.

Dyrmishi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, e ka dënuar me 14 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sipas autoriteteve, nga dënimi i dhënë, 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 12 vite, 9 muaj e 24 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb