Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë Dimal.
Fillimisht,në mbledhjen e zhvilluar u lexua relacioni i propozuar për shkrirjen e bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat .Sipas relacionit,të vetmet arsye të parashtuara në të kanë qenë: lidhja historike e hershme, ish-rrethet, shtrirja përgjatë lumit Osum dhe ekzistenca e Spitalit në Berat,arsye këto që sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak Dimal nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve.
Sipas këshilltarëve bashkiakë, Bashkia Dimal në këto 10 vitet e fundit ka pasur një mesatare 38% të investimeve të kryera me buxhetin e vet aktiv, duke e renditur Dimalin të 5 në rang vendi, ndërsa Bashkia Berat e ka pasur këtë parametër në mesataren 7%.
Sipas këshilltarëve, ndryshe nga sa konsiderohet në relacian shkrirja nuk do të sjellë për Dimalin kapacitet të shtuar investues, bashkimi me Beratit do të ndikojë negativisht në ekonominë e zonës, sidomos për fermerët e kësaj bashkie që eksportojnë prej vitesh prodhimet e tyre bujqësore dhe të serave në tregjet ndërkombëtare. Pas diskutimeve të këshilltarëve bashkiak, të gjithë njëzëri dolën në përdundimin se:
“Në relacion,në kundërshtim me nenin 89,nuk argumentohen as me fake dhe as me studime fizibiliteti avantazhet e kësaj shkrirje”.
Pra,duke argumentuar se në këto kushte propozimi është i pavlefshëm,18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë miratuar me votat “Pro” pavlefshmërinë e këtij propozimi dhe po me votat “Pro” moshkrirjen e Dimalit si bashki.
