PATOS- Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në Drenie, në pjesën veriore të zonës, në drejtim të fshatit Drenie.

Në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), si dhe 15 forca bashkiake, të cilat po operojnë nga terreni për normalizimin e situatës.

Po ashtu në fikjen e zjarrit janë përfshirë edhe dy avionë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Operacioni i shuarjes po paraqet vështirësi për ekipet ndërhyrëse për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrës, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb