Një aksident ka ndodhur  në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”.

Drejtuesi i automjetit një 25-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb