Një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së dendur.

Në terren janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, efektivë dhe punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Në operacionin për neutralizimin e zjarrit po marrin pjesë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve në masivin pyjor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vatra e zjarrit ndodhet në një sipërfaqe të mbuluar me pishë të zezë, një prej masiveve të pakta pyjore që kanë mbetur në park. Kjo zonë është dëmtuar ndër vite nga prerjet e paligjshme dhe zjarret e përsëritura, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese për ekosistemin.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrje dhe angazhim maksimal nga strukturat përgjegjëse, me qëllim vënien sa më shpejt nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera të parkut. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: