KOSOVE-Në mbështetje të protestat që mbahet më 4 shkurt do të jetë edhe Nisma për Kosovën. Në një njoftim për mediat përfaqësues të kësaj partie ftojnë qytetarët dhe simpatizantët e partisë që t’i bashkohen protestës më 4 shkurt ora 12:00. “Nisma për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovës që protestën ta shikojë të drejtë qytetare të garantuar me Kushtetutë; që policia e Kosovës të jetë në mbrojtje të rendit e të qytetarëve te Republikës. NISMA i fton gjithë qytetarët për protesta paqësore, të qeta e dinjitoze, ashtu siç janë edhe kërkesat e drejta e dinjitoze”, thuhet në kumtesën e partisë.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb