Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Berat. Një 38-vjeçar, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, në kushte të rënduari depresioni, kishte pirë në banesën e tij një sasi të konsiderueshme helmesh.

Ai u gjet në gjendje të rënduar nga familjarët dhe u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Mjekët e këtij spitali kanë bërë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën por pas dy orësh ai vdiq.

Pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, ka rezultuar se viktima Ilir Telhaj kishte pirë dy lloje helmesh: fostoksinë dhe bar miu. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që konfirmohet se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: