Vatra e zjarrit në ekonominë pyjore Lofkënd–Ngraçije, në Bashkinë Mallakastër, vijon të jetë aktive dhe ka nisur operacioni për izolimin e saj.
Në terren janë angazhuar 30 trupa të Forcave të Armatosura, 10 punonjës të Policisë Bashkiake, 15 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 5 efektivë të MZSH-së dhe një automjet zjarrfikës.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të vatrës, në drejtim të ekonomisë pyjore Gjinoqare, po operojnë strukturat e MZSH Patos me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë.
Sipas të dhënave nga terreni, vijon zgjerimi i perimetrit të zjarrit, ndërsa në orët e para të mëngjesit intensiteti i flakëve është paraqitur më i ulët. Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.
