Nga Amerika në Korçë, me një ëndërr që tashmë është kthyer në një histori suksesi. Partneri amerikan i Birra Korça Donald Suxho ka ardhur në qytetin ku është rritur, duke qenë i pranishëm edhe në edicionin e 20-të të Festës së Birrës. Pikërisht në ambientet e fabrikës së Birra Korça, ai rrëfen rrugëtimin e markës shqiptare drejt tregut amerikan.

Suxho thotë se Birra Korça tashmë ka nisur të shpërndahet në Ohio, Michigan, Chicago dhe Florida, ndërsa synimi i radhës është zgjerimi në New York dhe Boston. Përtej shijes, partneri amerikan thotë se konsumatorët janë tërhequr edhe nga historia e markës shqiptare, e cila ka një traditë gati një shekullore. Edhe birra e zezë ka marrë reagime pozitive nga konsumatorët amerikanë.

Suxho tha për News24 se suksesi në SHBA është më shumë se një projekt biznesi. Ai e sheh si një mundësi për të promovuar Shqipërinë dhe Korçën përmes një prej markave më të njohura shqiptare.
Objektivi për të është ambicioz ku në të ardhmen Birra Korça të jetë e pranishme në të 50 shtetet amerikane.

Nga komuniteti shqiptar te konsumatorët amerikanë Suxho pohon se marka po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë duke marrë me vete jo vetëm shijen por edhe historinë dhe identitetin e Korçës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: