Një 82-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin “Çermë-Divjakë”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një shtyllë.

Pas përplasjes, i moshuari u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: