Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor të Lewes, në East Sussex të Anglisë së jugut. Disa prej vagonëve janë përmbysur, ndërsa pasagjerë raportohet se kanë mbetur të bllokuar brenda tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:54 me kohën lokale, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë ekipet e emergjencës dhe të shpëtimit.

Sipas raportimeve të Sky News, deri tani nuk ka viktima, ndërsa personat e plagosur nuk raportohet të jenë në gjendje të rëndë. Megjithatë, operacioni i shpëtimit vijon për të nxjerrë personat që kanë mbetur të bllokuar në tren.


Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë vagonë të përmbysur dhe dëmtime të shinave, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë në zonën e aksidentit.


Incidenti ndodhi në një ditë kur Britania po përjeton temperaturat më të larta të vitit, me termometri që në disa zona ka arritur deri në 38°C. Shkaqet e daljes së trenit nga shinat nuk janë bërë ende të ditura dhe pritet të hetohen nga autoritetet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: