Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar nga policia greke në Athinë. I arrestuari është Gerion Çeçja, i cili rezultonte në kërkim për më shumë se 20 vite për një vrasje të kryer në Tiranë.

Sipas raportimeve nga mediat greke, Çeçja u arrestua ditën e djeshme në zonën e Filotheit në Athinë.

47-vjeçari akuzohet për vrasjen e një bashkëatdhetari të tij në Tiranë, në vitin 2006, të cilin dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri.

Pas arrestimit, Çeçja është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente, ku do të ndiqen procedurat e mëtejshme ligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb