Korça ka përjetuar një tjetër natë të mbushur me ritëm, muzikë dhe festë, në edicionin e 20-të të Festës së Birrës Korçë. Poli i Eventeve në Drenovë U pushtua NGA mijëra qytetarë dhe vizitorë të cilët iu bashkuan atmosferës festive dhe shijuan atë deri në orët e vona të natës me këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare si Aurela Gaçe, Ledri Vula dhe Devis Xherau.
Në qendër të kësaj feste, si në çdo edicion është Birra Korça, themeluese e Festës së Birrës dhe një prej simboleve që prej dy dekadash lidhet ngushtë me këtë event. Birra Korça Bionde, Birra Korça e Zezë dhe Gold by Korça shoqëruan vizitorët përgjatë natës, duke qenë pjesë e pandarë e atmosferës së festivalit. Birra Korça ishte e pranishme në çdo cep të festës, duke e shoqëruar këtë natë jo vetëm me produktet e saj, por edhe me historinë dhe traditën që e kanë bërë pjesë të pandashme të identitetit të Korçës.
Pjesë e atmosferës së kësaj nate ishte edhe Birra Tirana, e pranishme me stendat e saj në Polin e Eventeve. Edhe këtë vit, ajo u bë pjesë e festës, duke sjellë alternativën e saj për vizitorët që morën pjesë në këtë event. Ky edicion ka sjellë edhe një prej elementeve më të veçanta të këtij viti, instalacionin gjigand që shfaq birrën e parë shqiptare Birrën Korça. I ndriçuar dhe i vendosur në një pikë të dukshme nga e gjithë hapësira e festivalit, ai është kthyer në një nga simbolet e këtij 20-vjetori dhe ka tërhequr vëmendjen e mijëra pjesëmarrësve.
