Në Spanjë, këtë sezon, tifozët presin një “El Clasico” zjarr, kjo pasi Real Madrid rikthehu në La Liga një ekspert si Jose Mourinho, me shpresën për t’i dhënë fund dominimit të Barcelonës. Beson shumë te “Speciali” edhe Kylian Mbappe, me francezin që shprehet i bindur se me Mourinho-n në stol Real Madrid do të rikthehet te suksesi:
“Mourinho është një trajner që di se si fitohet. Besoj se është shumë pozitive të kemi një trajner si Mourinho, dikush që di të fitojë, të udhëheq ekipin drejt rezultateve pozitive. Çdo lojtar është i lumtur të ketë një trajner që e di ku duhet të shkojmë”, u shpreh Mbappe, i cili rikthehet në Spanjë pas një Botërori ku ishte protagonist absolut me Francën duke fituar edhe “Këpucën e Artë”, si golashënuesi më i miri i këtij turneu.
Mbappe premton se edhe këtë sezon do të jap më të mirën e tij, madje më shumë se kaq: “Është momenti të jap maksimumin, të kem ritmin e duhur për të qenë gati që në ndeshjen e parë të këtij sezoni. Jam i sigurt se do të rikthehemi të fitojmë trofe, kjo është ajo që duam dhe kjo është ajo që do të ndodhë. E ndjej që lojtarët kanë uri për të fituar. Duhet vetëm të qëndrojmë të përqendruar gjatë gjithë vitit për t’i dhënë tifozëve kënaqësinë që meritojnë. Tani ka rendësi vetëm të fitojmë trofe”, u shpreh Mbappe. Real Madrid do të debutojë në La Liga më 22 gusht në transfertë përballë Espanyol.
