Besmir Semanaj, ekspert IT, i ardhur nga Diaspora në protestën e Tiranës u shpreh në programin e drekës, në News24, se kundër kryemnistrit Edi Rama po protestojnë edhe të majtët.
Ai tha se aktivistët kanë informuar kancelaritë perëndimore lidhur me situatën në Shqipëri, duke shtuar se ndërkombëtarët po ndryshojnë qasje ndaj Qeverisë.
Besmir Semanaj:
Në protestat që kemi organizuar në Vjenë protestojnë të majtë dhe të djathtë. Protestojnë qytetarë që janë pa parti, nuk i përkasin asnjërës, qytetarë që edhe nuk kanë votuar asnjëherë. Të gjithë kanë lënë mendimet personale dhe janë bashkuar për një kauzë madhore, për Shqipërinë e re dhe sistemin e ri. I janë dërguar informacione eurodeputetëve, ambasadave, qeverive dhe në momentin që krahasohen këto 2 informacione kuptohet cili është realiteti në Shqipëri, një realitet që deri dje ishte fshehur, ishte manipuluar me anë të raporteve zyrtare.
Prandaj po ndryshon qasja e ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë, Qëveria manipulonte me informacionin. Opozita nuk shqetësohej për shoqërinë ishte fokusuar në 3 gjëra, merrej me zgjedhjet dhe harronte pjesën tjetër. Kemi vetëm tre emra me të cilët vërtitet politika shqiptare nga 1990 dhe këtej. Duhet të vijë dikush që do Shqipërinë. Ne e kemi me sistemin. Pa ikur Rama nuk ndryshon sistemi.
Ai gjithashtu theksoi se duhet të ketë një limitim mandatesh, ndërsa shtoi se sot fatkeqësisht vendi është në autokraci. Gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në shesh.
“Tullat që e mbanin po shkërmoqet. Qytetarëve i iku frika sepse po e kuptojnë realitetin se si po jetojnë shqiptarët. Nga Austria m’u dha një porosi për t’ja sjellë dikujt, dhe ishin ilaçe dhe që këtu kupton që asgjë nuk funksionon. Ka ende prej atyre që kanë frikë, por duhet të bashkohen në shesh. Ka qindra persona që punojnë në institucione shtetërore dhe ishin në protestë, dhe shumë të tjerë duhet të bashkohen. Janë të shqetësuar sepse nëse nuk do të ishin nuk do të kalonin me sulme personale, apo të intimidonin në vendet e punës. Ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe ditët i kanë të numëruara. Sorrat dhe korbat do të hanë dhe copën e fundit të coftinës politike 34 vjeçare. Po protestojmë edhe për socialistët që të lirohen nga prangat e një rroge për mbijetesë. Pra duhet t’i kërkojnë llogari jo vetëm kësaj qeverie, por edhe për ata që do të vijnë nesër. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka të njëjtin kryeministër në vitet e fundit. Duhet të ketë limitim mandatesh, po na kthehen në autokratë siç fatkeqësisht jemi sot.
