Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas atentatit në Elbasan dhe dhunimit të shefit të krimeve në Sarandë, duke e cilësuar situatën si një tregues të rëndë të përkeqësimit të sigurisë publike.
Balliu akuzon qeverinë Rama se ka humbur kontrollin mbi rendin dhe ligjin, ndërsa kërkon rikthimin e autoritetit të shtetit.

Reagimi i plotë:

Siguria jashtë kontrollit, krimi mbi shtetin

Shqipëria po përballet me një degradim të rëndë të sigurisë publike. Pushteti i Edi Ramës ka dobësuar ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, ndërsa ka krijuar terrenin për fuqizimin e krimit të organizuar.

Dje, atentat në mes të Elbasanit, në mes të ditës. Sot, dhunohet shefi i krimeve në Sarandë. Në një shtet normal, këto do të ishin alarm kombëtar. Në Shqipërinë e Ramës, po shndërrohen në rutinë.

Kur krimi lëviz lirshëm dhe qytetari jeton me frikën e pasigurisë, shteti ka dështuar në misionin e tij themelor.

Largimi i Ramës është domosdoshmëri për rikthimin e rendit, ligjit dhe autoritetit të shtetit.

Partia Demokratike do ta rikthejë shtetin në anën e qytetarit. Kriminelët nuk mund të jenë pronarë të qyteteve tona. Pronari i vetëm i hapësirës publike duhet të jetë ligji, ndërsa vendi i krimit është në qeli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb