Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përshëndetur marrëveshjen e re të mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë rajonale.

Dona;d
Dona;d

Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump tha se ishte “shumë i lumtur” që tre vendet kishin nënshkruar më në fund Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës. Ai e përshkroi marrëveshjen si një “hap të madh, të guximshëm dhe të rëndësishëm” për rajonin.

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani e nënshkruan marrëveshjen më 7 gusht në Mekë. Pakti synon të forcojë bashkëpunimin ushtarak dhe koordinimin strategjik mes tre vendeve, ndërsa parashikon mekanizma të përbashkët të mbrojtjes dhe stërvitje ushtarake në fusha të ndryshme.

Marrëveshja vjen në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe pas sulmeve që kanë prekur Arabinë Saudite. Riadi po përpiqet të forcojë kapacitetet e veta të sigurisë përmes aleancave rajonale, duke kërkuar të reduktojë ekspozimin ndaj kërcënimeve në rritje.

Trump tha se marrëveshja tregon se “Lindja e Mesme po bashkohet” dhe se vendet e rajonit do të jenë në gjendje të mbrohen “në një mënyrë më substanciale”. Ai gjithashtu uroi udhëheqësit e Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit për nënshkrimin e marrëveshjes.

Pakti është parë si një zhvillim me rëndësi strategjike për ekuilibrat e sigurisë në rajon, ndërsa Irani ka deklaruar se nuk sheh arsye për t’u shqetësuar nga marrëveshja, duke e interpretuar atë si një përpjekje për rritjen e vetëbesimit të vendeve të rajonit në çështjet e sigurisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb