Atalanta ka falënderuar mbrojtësin Berat Gjimshiti, pas transferimit të lojtarit kuqezi në Arabi tek ekipi i Al-Diriyah.

“Mbrojtësi 33-vjeçar shqiptar mbyll një cikël emocionues në Bergamo, pasi ka veshur 334 fanellën zikaltër dhe ka shënuar 10 gola. Numra që kanë kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme në historinë e klubit, që arriti kulmin me fitimin e trofeut të parë historik ndërkombëtar, UEFA Europa League më 22 maj, ku Gjjmshiti mbante shiritin e kapitenit.

Familja Percassi, ajo Pagliuca dhe i gjithë klubi zikaltër e  falënderojnë Beratin, jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për impenjimin, dedikimin dhe lidhje me fanellën. I urojmë më të mirat në këtë eksperiencë të re profesionale”, – shkruhet në njoftimin e klubit bergamask.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: