Këtë të hënë u mbajt protesta e 79-të para kryeministrisë. Një qytetar u ndal te etiketimet e numrit një të qeverisë, Edi Rama, i cili i quan protestuesit sorra dhe korba.
“Mirëmbrëma qëndrestarë të protestës. Quhet qeveria e minifundit pasi po i vjen fundi. Po t’i shkurtohet edhe pak minifundi, del Rama në plazh. Sorra dhe korba? Na kanë dhënë këtë emër dhe ne duhet ta mbajmë me krenari këtë emër. Në qiell nuk fluturojnë vetëm zogj që këndojnë në mëngjes por edhe ata që fluturojnë kur qielli është i nxirë.
Sorrat dhe korbat janë shpend të zgjuar dhe presin, rrinë në pritje. Këta zogj nuk sjellin fundin, por parashikojnë fundin. Ne jemi zogj dhe korba të vërtetë dhe kryeministri i radhës, që atë tendë ta gdhenë me sorra dhe korba, që sa herë të kalojë, ata t’i rrinë mbi kokë. Kemi 35 vite që vetëm dëgjojmë premtime”, tha ai.
