TIRANE – Me banjot e lara me ar dhe plazhin e brendshëm privat, kjo vilë e jashtëzakonshme me stil zviceran është shtëpia e ëndrrave të çdokujt,
Shtëpia e mrekullueshme ndodhet në brigjet e Thames ka dalë në treg për 8.4 milionë euro. Ajo u ndërtua në vitin 1882 dhe në vitin 2012 është blerë nga arkitekti miliarder Myck Djurberg. Kjo ndërtesë deri në vitin 1996 është pëedorur si hangar. Myck shpenzoi rreth 6 millionë euro për rikonstruksionin dhe rregullimin e shtëpisë, duke e kthyer në një parajsë personale.
Aty cdo gjë është e rregulluar me shije dhe klas. Ajo që të bië në sy është banjoja, ku cdo gjë është e veshur me ar madje dhe parketi. Një tjetër gjë që të tërheq vëmendjen është dhe një ambient që të bën të jetosh momente relaski në plazh por brenda ambienteve të shtëpisë. Myck ka sjellë nga deti plot 40 ton rënë dhe ka krijuar një ngrohje të poshtme të dyshemese për ta bërë sa më reale.
Edhe pse kjo parajsë është nxjerrë për 8.4 milionë euro, çmimi i saj mund të shkojë deri në 15 milionë euro nëse doni të blini edhe mini-portin e saj, ku mund të ankorohen 25 anije dhe të parkohen rreth 20 makina.
(er.cu/BalkanWeb)
