Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që udhëtonte në mjetin e vogël. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet. Ndërkohë, pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb