Barça nuk di të ndalet në këtë merkato vere, me klubin blaugrana që po vë në jetë një revolucion të vërtetë. Pasi afruan yje si Gordon, Adeyemi, Rodi dhe Cancelo, drejtori Deco dhe presidenti Laporta synojnë të mbyllin këtë merkato me një tjetër goditje të bujshme. Objektivi i tyre kryesor ka qenë dhe mbetet Julian Alvarez, gjetja e një qendërsulmuesi të ri pas largimeve të Lewandowski-t dhe Ferran Torres.

Problemi më i madh mbetet Atletico Madrid pasi po refuzojnë çdo tenativë të Barcelonës për t’u përfshirë në negociata. Diego Simeone e konsideron Alvarez të paprekshëm, një element shumë të rëndësishëm për ekipin e tij, por lojtari ka një tjetër prioritet, kërkon të transferohet te Barcelona. Kjo është pika e fundit pas së cilës Barcelona është kapur, dëshira e lojtarit.

Sipas Marca, kjo është java vendimtare për të përcaktuar të ardhmen e Julian Alvarez, pasi edhe Barcelona nuk dëshiron të humbas më shumë kohë pasi i duhet me çdo kusht një sulmues i ri. Marca ka zbuluar gjithashtu një tjetër prapaskenë që ka ndodhur këtë periudhë, me Atletico Madrid që ia ka ofruar shërbimet e Alvarez ekipit të Arsenal, por negociatat as që nisën pasi ishte vetë lojtari që nuk pranoi duke ia bërë të qartë edhe një herë drejtuesve të klubit se dëshira e tij e vetme është të transferohet në Barcelonë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb