Kriza që ka përfshirë FIFA-n dhe Gianni Infantino-n po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Pas përplasjeve me UEFA-n dhe Federata të ndryshme europiane, tashmë edhe Premier League del hapur në frontin kundërshtar. Së fundmi, kreu i Premier League, Richard Masters nuk kurseu kritikat ndaj drejtimit të FIFA-s.
“Është një problem i krijuar nga FIFA – vazhdon kreu i Premier, është vetëlëndim. Pasojat e atij qëndrimi tani po kushtëzojnë gjetjen e zgjidhjeve. Nuk besoj se FIFA duhet të marrë në konsideratë shitjen e një kuote të Kupës së Botës. Është një organizatë jofitimprurëse. Ishte një ide e keqe dhe Federata angleze ka mbajtur qëndrim korrekt ndaj Infantino-s”.
“Besoj se një kandidat në krye të një koalicioni emergjent duhet të përfshijë reformimin e FIFA-s në programin e vet, në veçanti sa i takon rolit të presidentit dhe modalitetit të veprimit të këtij roli në situata të tilla”, ka përfunduar Masters.
