Lionel Messi gjen golin e parë pas rikthimit nga Argjentina ku i dha lamtumirën e fundit babait të tij. Legjenda argjentinase realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 26-të duke shënuar golin e dytë dhe të avantazhit të përkohshëm për Inter Miami-t.

Ashtu siç pritej, pasi festoi me shokët e tij, Messi iu drejtua qiellin me duart lart, një dedikim për babain e tij të ndjerë që u nda nga jeta pak ditë më parë. Për fat të keq, goli i Messi-t nuk mjaftoi, me Inter Miami që doli me 1 pikë pas barazimit 2-2 përballë Filadelfia Union.

Inter Miami nuk fiton prej 4 ndeshjeve radhazi duke u renditur në vendin e dytë në Amerikë, 7 pikë larg kreut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: