Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 27 gusht, në orën 18:00, në selinë e saj qendrore.

Sipas njoftimit, mbledhja do të ketë në rend dite paraqitjen dhe miratimin e platformës për modernizimin e brendshëm të Partisë Demokratike dhe zhvillimin e infrastrukturës së saj digjitale.

Platforma pritet të përcaktojë hapat për përditësimin e organizimit të brendshëm të PD-së, si dhe forcimin e përdorimit të teknologjisë dhe mjeteve digjitale në funksion të strukturave dhe aktivitetit të partisë.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar zhvillohet në kuadër të procesit të modernizimit të organizimit të brendshëm të Partisë Demokratike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb