Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit, nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, po ndërmerr masa të rrepta ndaj të gjithë shtetasve të huaj që konsiderohen kërcënim për sigurinë e SHBA-së.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ambasada bëri me dije se po anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale, nxisin dhunë ndaj qytetarëve amerikanë ose vënë në rrezik sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb