Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Indrit Halili, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, së bashku me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, për motive ende të paqarta, kanë goditur dhe dhunuar fizikisht shtetasin M. Kapaj, 50 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e dhunës, shtetasi M.Kapaj ka marrë disa dëmtime në pjesën e ballit dhe po transportohet për në Spitalin Rajonal Vlorë, për marrjen e ndihmës mjekësore.

Nga shërbimet e Policisë po shoqërohet në ambientet e Komisariatit shtetasi Indrit Halili, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb