Joao Cancelo është sërish pjesë e Barcelonës. Mbrojtësi portugez ka zgjedhur të rikthehet në Camp Nou si lojtar i lirë, pasi i dha fund bashkëpunimit me Al-Hilal.

Rikthimi te katalanasit vjen si një moment i veçantë për Cancelo, i cili e ka konsideruar gjithmonë Barcelonën një klub të ëndrrave.

Ai tashmë është gati të nisë kapitullin e radhës me fanellën blaugrana.

“Është ëndrra ime. Jam aty ku dua të jem dhe jam shumë i lumtur. E dua këtë klub dhe identifikohem me të. Ndihem i dashur këtu dhe premtoj se do të jap gjithçka për këtë fanellë.

“Dua të ndihmoj skuadrën t’i arrijë objektivat në fund të sezonit.

Rodri është një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Ai sjell shumë në skuadër, është shumë i mirë dhe kam marrëdhënie të shkëlqyera me të. Ai do të jetë një pjesë kyçe e suksesit tonë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb