Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në

lindje. Vranësirat në lindje të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formën e pikave në mesditë deri pasdite.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s, Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb