Ka përfunduar seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 personave të arrestuar si të përfshirë në ngjarjen tragjike ku mbeti i vrarë 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil.
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 10 orë, gjyqtari Shkëlzen Liçaj ka shpallur vendimet për të gjithë të ndaluarit.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre nga të arrestuarit:
-Sokrat Vata (alias Sokrat Lipan), i dyshuar si autori i vrasjes.
-Ezgi Parlak, shtetase turke.
-Nuh Mahmutoglu, shtetas turk.
-“Arrest në burg” me afat 45-ditor për tre kamarierët
Për tre punonjës të tjerë të lokalit ku ndodhi ngjarja, gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 dytor:
-Ildi Cekani (kamarier)
-Ervis Bunci (kamarier)
-Serxhi Selimi (kamarier)
-Lirohen 5 të tjerë me masën “Detyrim paraqitje”
Ndërkohë, gjykata vendosi të lirojë nga qelia 5 persona të tjerë, duke caktuar ndaj tyre masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”:
-Moisid Matushaj (efektiv policie, punonte si truprojë)
-Lucjano Seferi (efektiv i burgut të Fierit, punonte si truprojë)
-Romeo Shehu (efektiv i policisë bashkiake të Gjirokastrës, punonte si truprojë)
-Murat Zhabina (kamarier)
-Kristi Koshi (truprojë)
