Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, ku është përfshirë një motor.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe ka pësuar dëmtime trupore. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit.

I lënduari është transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb