Gjashtë shtete anëtare të Bashkimit Europian i kanë bërë thirrje zyrtare bllokut për vendosjen e një takse të re mbi fitimet e kompanive të naftës, të cilat janë rritur ndjeshëm si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas një letre të siguruar nga agjencia AFP, ministrat e Financave të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Polonisë, Portugalisë dhe Spanjës i kanë adresuar një kërkesë të përbashkët ministrit të Financave të Irlandës, vend që mban aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Niciativa është ndërmarrë nga Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil. Përmes kësaj letre, gjashtë ministrat e financave kanë kërkuar zyrtarisht që çështja e taksimit të fitimeve marramendëse të kompanive energjetike të vendoset në rendin e ditës gjatë takimit të ardhshëm të ministrave të Financave të BE-së, i cili do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Dublin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb